Vepra e Dokles, komuniteti
mysliman: E padrejtë të ofendohen

Vepra e Dokles, komuniteti <br />mysliman: E padrejtë të ofendohen
KORÇE - Vepra “Shën Maria e Beratit” me autor Namik Doklen vijon të shkaktojë reagime në qytetin e Korçës. Pas reagimeve të komunitetit ortodoks dhe mitropolisë, të cilat sollën dhe pezullimin e shfaqjes në teatrin “Andon Zako Çajupi” ka reaguar dhe komuniteti mysliman, duke dëshmuar kështu tolerancën dhe harmoninë fetare.

Kreu i këtij komuniteti në qytetin juglindor, Haxhi Qazim Muçi ka shprehur solidaritetin me komunitetin ortodoks dhe mitropolinë. Myftiu ka shtuar se çdo fyerje ndaj vëllezërve tanë është dhe fyerje ndaj nesh. Klerikët tanë, ka vijuar më tej kreu i komunitetit mysliman në Korçë, kanë dhënë kontribut të çmuar për kombin dhe mbarë njerëzimin, prandaj nuk është e drejtë që të ofendohen dhe përbuzen.

“Në emër të bashkëjetesës së mirë fetare që ekziston në vendin tonë solidarizohemi me homologët tanë ortodoksë. Nuk është e drejtë që të ofendojmë me çfarë do lloj forme, u shpreh Haxhi Qazim Muçi, Myftiu i Korçës.

Ndërkohë Mitropolia e Korçës ka dalë sërish në një deklaratë për mediat nëpërmjet së cilës ka falenderuar komunitetin mysliman për solidaritetin e treguar. Jemi të ndërgjegjshëm është shprehur At Ilia Kotnani dhe në rast se do të cenohen komunitetet e tjera do të kenë mbështetjen tonë.

Mitropolia e Korçës është distancuar gjithashtu nga çdo opinion dhe veprim që nuk përcjell etikën e krishterë dhe që nuk respekton etikën njerëzore. Sipas At Ilia Kotnanit deklarata zyrtare e mitropolisë ka qenë ajo e datës 24 janar, çdo spekulim tjetër nuk i përgjigjet së vërtetës.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime