'Vepra e Dokles', mitropolia e Korçës:
Drama denigruese e fyese

'Vepra e Dokles', mitropolia e Korçës: <br />Drama denigruese e fyese
KORÇE - Vënia sërish në skenë e dramës së Namik Dokles “Shën Maria e Beratit” tashmë është në dyshim dhe do të rishikohet, kjo pas reagimeve që shkaktoi tek kisha dhe besimtarët ortodoksë, të cilët e konsideruan dramën me një skenar bazuar tërësisht mbi gënjeshtra historike të tipit të PPSH-së.

Një ditë pas publikimit të rastit në media ka reaguar Metropolia e Korçës, e cila e konsideron dramën denigruese dhe fyese. Në një prononcim për mediat At Ilia Kotnani u shpreh se veprime të tilla nxisin reagimin e çdo besimtari si dhe cënojnë ruajtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, pasi denigrimi i krelikëve ortodoksë është denigrim për të gjithë komunitetin. Mitropolia e Korçës ka pohuar gjithashtu se kjo protestë për ndërprerjen e dramës është një obligim moral ndaj të gjithë pasardhësve.

“Mitropolia e ka ndjekur me shqetësim dramën. Kjo ka qenë për ne denigruese dhe fyese. Me anë të kësaj deklarate ne protestojmë ndaj këtyre fenomeneve. Veprime të tilla cenojnë komunitetet e ndryshme fetare. Ka kohë që komuniteti ortodoks goditet gjithandej me mënyra të ndryshme. Denigrimi i krelikëve të nderuar ortodoksë është denigrim për të gjithë komunitetin”, u shpreh At Ilia Kotnani.

Ndërkohë që drejtoresha e teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita ka zhvilluar rreth orës 10:00 në ambientet e mitropolisë një takim me hirësinë e tij, mitropolitin e Korçës Imzot Joanin.Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

Pas takimit drejtoresha Kita ka deklaruar se me mitropolitin ka diskutuar për shqetësimet që shkaktoi premiera “Shën Maria e Beratit” tek besimtarët ortodoksë. Drama do të vihej sërish në skenë në fundjavë, por Kita thekson se dhe reagimit që pati në publik do të rishikohet vazhdimësia e saj.

"Biseduam me mitropolitin për shqetësimet që shkaktoi premiera jonë tek disa besimtarë ortodoksë dhe sigurisht që kjo është një çështje e ndjeshme dhe delikate. Dua t’u them që nuk ka një prononcim apo deklaratë zyrtare të mitropolisë deri në këto momente që ne po flasim sëbashku. Për të respektuar sensibilitetin që ka shkaktuar shfaqja ne do ta rishikojmë vazhdimësinë e saj", u shpreh Kita.

Redaksia online
(eç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime