Vepra e Sabiha Kasimatit, Butka:
Ja si e vodhën akademikët
Sabiha Kasimati ka qenë ihtiologia e parë shqiptare. Një shkencë e vështirë, por njëkohësisht e domosdoshme dhe e re për vendin tonë në vitet ‘40.
Sabiha Kasimati ka qenë ihtiologia e parë shqiptare. Një shkencë e vështirë, por njëkohësisht e domosdoshme dhe e re për vendin tonë në vitet ‘40. E para që studionte faunën e ujërave të ëmbla dhe kishte eksperimentuar deri te kryqëzimet embrionale të peshqve. Madje ajo ishte e para që kishte bërë edhe universitetin në një degë që deri atëherë nuk kishte studiuar asnjë shqiptar, Ihtiologji.
Në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit te Torinos, ku ajo studionte i kërkuan të qëndronte për të punuar, sepse ishte diplomuar shkëlqyer dhe u dallua për zotësi e aftësi të veçanta shkencore, dhe Sabihaja u kthye ne atdhe, pa e ditur se e priste martirizimi.
Historia e saj tragjike është bërë prej vitesh e njohur, por vepra e saj ende nuk është mbledhur dhe nuk është botuar as nga
Akademia e Shkencave, as nga institucionet e tjera.
Një pjesë e veprës së Kasimatit ka mbetur në arkiva dhe pjesa tjetër që është përdorur për studime shkencore është ribotuar, por e përvetësuar nga persona të tjerë. Në vitin 1955, shteti komunist ribotoi veprën e dr.Sabiha Kasimatit, jo me emrin e saj, por me emrat e rusit Anatolij Poljakov dhe të dy studiuesve fillestarë: Ndoc Filipit dhe Ndoc Rakajt.
Në një simpozium të dy vjetëve më parë u premtua mbledhja dhe botimi i veprës, vendosja e autorësisë së vend, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Është e kuptueshme se pas pushkatimit, vepra e Kasimatit që i kushtoi asaj 10 vjet studime nuk mund të flakej nga diktatura sepse ishte e dobishme për ekonominë dhe shkencën shqiptare, por asaj iu mohua pronësia mbi veprën, emri. Zbulimet e saj shkencore u përvetësuan nga emra të tjerë. Cilët ishin autorët dhe në cilat kushte iu grabit krijimtaria shkencëtares së talentuar Sabiha Kasimati.
Studiuesi Uran Butka, ish i dënuar politik i pyetur nga “Shqiptarja.com” tha se u veprua në këtë mënyrë. “Vepra e Kasimatit i duhej shkencës shqiptare dhe universiteteve.
Ndaj për ta maskuar librin akademikët i vunë si emër të parë emrin e një rusi anonim, Anatolij Poljakov, i cili nuk ekzistonte dhe emrat e dy autorëve shqiptarë, qe sapo kishin nisur të bënin kërkime shkencore, Ndoc Rakaj e Ndoc Filipi, të cilët me këtë vepër morën edhe tituj e doktorata dhe vijuan ngjitjen në karrierë në veprimtarinë e tyre pedagogjike dhe shkencore”, ka deklaruar Butka ne simpoziumin ku u premtuar rikthimi dhe botimi i veprës me emrin e autores së vërtetë.
Nuk ka asnjë shenjë, asnjë fjalë, asnjë ndjesë nga Akademia e Shkencave për këtë ribotim, që para dy vjetësh kur u zhvillua simpoziumi shkencor.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.9%
-
Normal
19.8%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 850
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
2 Dhjetor 2024, 18:21
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor 2024, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor 2024, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj 2024, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj 2024, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill 2024, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill 2024, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill 2024, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt 2024, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt 2024, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt 2024, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar 2024, 14:42