Krahasimi, Rama: Mbikalimi te 'Casa Italia', 8.4 mln euro mbushje me dhe, 'Shqiponja' vepër inxhinierike, 9.6 mln euro (FOTO)

Shumëkush e ka parë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha të çirret në media me pretendimin se kostoja e ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës është e fryrë dhe abuzive. Në jo pak raste ka tentuar tu mbushë mendjen qytetarëve se madje rrugët në kohën kur vendin e drejtonte Partia Demokratike bëheshin me kosto shumë më të ulëta.

Përtej sqarimeve që Autoriteti Rrugor ka dhënë në mënyrë të detajuar duke rrëzuar pretendimet e opozitës për koston e projektit në total, vlen të sillet në vëmendjen e publikut kostoja e një vepre të ndërtuar në Tiranë kur vendin e drejtonte Partia Demokratike dhe Lulzim Basha ka mbajtur detyrën e Ministrit të Transportit dhe Punëve Publike.

Shikoni kontratën e nënshkruar nga kompania Alpine Mayreder bau GmbH me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në vitin 2007. Mbikalimi i Kamzës, të cilin të gjithë keni patur rastin ta shikoni e që përbën një vepër të thjeshtë infrastrukturore me një rrethrrotullim Kategoria B, ka kushtuar jo pak por 8,367,830.94 Euro dhe ka përfunduar në vitin 2008.

Ndërkaq, kushdo mund ta kuptojë diferencën mes veprave infrastrukturore të ndërtuara nga qeverisja e Partisë Demokratike dhe asaj që po ndodh sot. Përpara 11 vitesh, Partia Demokratike shpenzoi 8.4 milion euro për një mbikalim të thjeshtë. Sot, 11 vite më vonë, kur kostot e ndërtimit kanë pësuar rritje së paku me 30%, nyja e Sheshit Shqiponja si pjesë e Unazës së Tiranës ka në total një kosto prej 9.6 milion euro.

Në ndryshim nga mbikalimi tek Casa Italia, nyja inxhinierike në sheshin Shqiponja ka 3 nivele. Së pari është mbikalimi kryesor që përbëhet nga: urë mbikalimi 110 ml; dy rampat anësore 310 ml; panduset rakorduese janë mbushje me tokë të armuar të veshura me mure betony për veshjen arkitektonike. Ndërkaq, rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja ka rreze të brendshme R=35.5 m dhe të jashtme 46 m. Nënkalimi krijon lidhjen e rrugës Dritan Hoxha me autostradën Tiranë-Durrës është projektuar në strukturë box me gjërësi të brendshme 16.5 m, me gjatësi 310 ml përkatësisht 2 korsi 3.5m + bankine 0.5 m, trafikndarëse 0.5m dhe lartësi të brendshme 5 m.

Por çfarë e bën edhe më qesharak Lulzim Bashën teksa çirret në media? Procesverbali i marrjes në dorëzim të veprës së tij “Mbikalimi i Kamzës”. Në shkresën që mban datën 1 Tetor 2008, Komisioni i Marrjes në Dorëzim bëri inspektimin e objektit në prani të përfaqësuesve të firmës dhe arriti në përfundimin se pavarësisht se ishin shpenzuar 8.4 milion euro, ajo kishte së paku 18 defekte.

Komisioni konstaton shtresat e tapetit si të papranueshme; probleme me prerjen e asfaltit në vijë të drejtë; probleme me pikat lidhëse në neë jersey; probleme me shtyllat e ndriçimit; sistemin e tokëzimit të shtyllave; sistemimin e bordurave; betonat e kunetave; bashkimet e elementëve të pusetave të shiut; shtresa problematike betoni; probleme me trotuaret; mungesë konstruksionesh metalike për tabelat e mëdha rrugore; defekte në pjerrësinë e trotuarit shkruan Lexo.al

Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram foton ku krahason mbikalimin e Kamzës dhe projektin e “Unazës së Re”, ndërsa shkruan se “Shih e shkruaj thotë Populli (dhe pastaj dëgjoni edhe kadrinjtë pa din, pa iman e as nishan) – Mbikalimi i shëmtuar me mbushje dheu tek “Casa Italia” 8.6 milionë € dhe vepra komplekse inxhinierike tek “Shqiponja” 9.6 milionë €" thotë Rama. 

Prej 20 ditësh banorët e Unazës së Re që preken nga projekti kanë protestuar duke bllokuar rrugën, ndërsa dje për dy orë u tubuan para Parlamentit. Nga përplasja u lënduan 15 policisë dhe 3 qytetarë, ndërsa 25 persona u shoqëruan. Mes të plagosurve është edhe efektivja Ina Muka, e cila humbi dy gishtat e njërës dorë nga një kapsollë (lexo këtu). Qeveria dhe ARRSH kanë bërë thirrje banorëve që nuk kanë leje të lirojnë banesat dhe të largohen, ndërsa ata që janë të pajisur me të gjitha dokumentet do të marrin dëmshpërblimin e plotë. Por banorët të udhëhequr nga opozita kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë.

Mbikalimi i Kamzës që ka kushtuar 8.4 mln euro dhe nyja e sheshit ‘Shqiponja’ 9.6 mln euro
 

DOKUMENTET I GJENI KETU

Kontrata Kamza 1

Proces-Verbali i Marjes ne Dorezim

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laorenc: 24/11/2018 07:51

    U boshin me nje kosto mo te ulet Po pa korsi emergjense i bonte sali berisha e luli rrug pa projekte leket iken kot si rruga durres kavaj

    Përgjigju
  • Anes Elbes: 23/11/2018 17:18

    Kjo opozide me PD ne krye don vetem te shkaterroje ,kjo ka qene gjithmone deviza e saj ne keto 28 vjet. Ajo ska program,ska ide,ska asnje interes qe te jete konstruktive ne ndertimin e Shqiperise,por thjesht cdo pune ,cdo investim e ka pare si shteg,apo menyre per te vjedhur e zhvatur kete popull,kete vend. Ata sot jane "ne krah" te atyre qe po e pesojne pikerisht nga keqqeverisja e tyre ,sepse i la te hyjne ne toke te tjetrit,i la te ndertojne pa leje,i la te ushtrojne biznes pa leje,duke i treguar se kapitalizmi eshte "nje piramide" dhe jo nje realitet ku mbizoteron ligji e rregullat e lojes.Keshtu sot po shohim se si ato po bien "bien"si keshtjellat prej rere kur ballafaqohen me ligjin,te cilen nuk e kane me nduar se do te funksiononte ndonjehere. Nga ana tjeter,kryerja e nje vepre te te tille e domosdoshme per qarkullimin normal te automjeteve,nuk i jep te drejte pushtetmbajtesve te anashkalojne me prepotence interesat e qytetareve te cilet preken nga ky projekt. Te mos harrojme dhe ata jane fajtore ne katrahuren urbane,sepse kane qene aty dhe kane bere sehir,ndryshe nuk ka se si te shpjegohet pandjeshmeria e sotme per t'a zgjidhur problemin duke zbutur sadopak tensionin social te cfaqur keto dite. Ka vend qe te zgjidhet ky problem nese qeveria do te di te respektoje te gjithe qytetetaret qe me leje apo a leje kane ndertuar ne ket segmente te rruges,se ne fund te fundit nuk eshte faji i tyre por i qeverive dhe i mosekzistences se shtetit.

    Përgjigju
  • Boomerangu: 23/11/2018 16:12

    ..z.KryeMinister,ec perpara,duke respektuar Shtetin e se Drejtes.,dhe tregoja vendin cdo shkelesi..,me ne krye Lul Bashic-in e Berishovic_it...!..mos bej Batuta pa krype"..,po vazhdo punen

    Përgjigju
  • sapa: 23/11/2018 15:58

    Edhe si dubai te ndertohet ky vend vetem te korruptuarit do jetojne aty!

    Përgjigju
    • Justice: 23/11/2018 20:53

      Nuk ka burr nene ta shkuli gramen nga ketu...ky vend o behet brenda 100 diteshit te pare te nje qeverie...o nuk behet fare. Po duhen burra,jo palaco

  • goni: 23/11/2018 15:52

    Ndryshimi midis njeres dhe tjetres eshte gjithashtu qe njera eshte realitet dhe e dyta akoma projekt. Kur ta shikojme me syte tane do ta besojme.

    Përgjigju
    • xreport: 23/11/2018 16:02

      po nuk u bo projekti ska realitet. ne fillim projekti pastaj fapppp realizohet

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës