Punimet do të shiten direkt nga Marina e cila do të presë personalisht klientët e interesuar në Gjenevë. Mbesa e artistit po planifikon të shesë dhe vilën e gjyshit të saj në Cannes. Picasso jetoi në këtë vilë të quajtur "La Californie" me gruan e tij të dytë Jacqueline Roque. Kjo vilë ka shërbyer deri tani si një muze apo galeri kushtuar punës së artistit Picasso.
Në një libër kujtimesh shkruar nga Marina dhe botuar në vitin 2001, ajo shprehej se piktori "shpinte drejt rrënimit dhe dëshpërimit çdo person që qëndronte afër tij. Një mik i Marinës shprehet për The New York Post se ky vendim i marrë prej saj për të shitur veprat e piktorit të njohur, është një vendim për të lënë të shkuarën prapa krahëve.