Vera e kuqe ju jep
avantazhe në jetë

Vera e kuqe ju jep <br />avantazhe në jetë
Pini verë të kuqe nëse doni të ecni përpara dhe të keni sukses në jetë, ky është sugjerimi i një studimi. Pijetarët e verës së kuqe, fitojnë më shumë dhe janë më të lumtur, ndërsa ata që janë pijedashës së verës së bardhë janë më tepër praktikë.

Studimi gjeti se zakonet tona dhe stili i jetës mund të ndikojë në preferencat tona për pijen. Ata të cilët janë më të dhënë ndaj verës së kuqe, kanë më tepër sukses në jetë, mund të kenë një karrierë, mund të jenë të martuar dhe pijnë frekuentisht.

Ata shijojnë udhëtimet. Kurse pijëtarët e verës së bardhë janë më tepër të dhënë pas shtëpisë dhe priren që të mos udhëtojnë shumë. Më shumë se sa gjysma e pijetarëve të verës së kuqe, kanë një karrierë dhe fitojnë rreth 40.000-45.000 paund në vit. Më shumë se 80% janë të lumtur në punë dhe 65% e përshkruajnë veten si ambiciozë.

Në të kundërt pijedashësit e verës së bardhë, fitojnë rreth 25.000 paund në vit dhe vetëm 42% e tyre kanë ambicie. Sipas këtij studimi, disa tipare të personalitetit janë të tërhequra me llojin e verës që preferohet.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 24 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi