Verdho për Report Tv: S’do ketë kufizime të dritave! Deri tani 350 mln euro energji e blerë! Disa këshilla si të kursejmë

TIRANË- Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho ka theksuar se pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të preket nga kufizimet.

“Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kufizime”, tha Verdho.

Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Verdho u ka bërë me dije qytetarëve se rritja e çmimit mbi 800 kWh, do të rishikohet në muajin dhjetor. Pra do të ketë një afat tetor-dhjetor dhe më pas do të rishikohet. Ai tha se kjo nuk është qëllimi kryesor rritja e çmimit me qëllim mbledhjen e fondeve për të blerë energji në bursë, por si një formë e ndërgjegjësimit të qytetarëve që të mos keqpërdorojnë.

“Rritje çmimi apo disiplinim i konsumit? 800 kWh janë të mjaftueshme, dhe duke bërë këto kalkulime që janë 96% e qytetarëve, ne jemi të detyruar që t’i themi këtij targeti të njerëzve që të kursejnë energji, pra mos ta shpërdorojnë. Kjo është për të marrë frymë dhe se si do të ecë situate dhe mund të fillojnë shirat dhe ne të rishikojmë vendimin. Do ketë një rishikim në muajin dhjetor”, tha ai.

Verdho sqaroi se këtë javë nuk ka pasur import, e ndërsa foli me shifra duke deklaruar se janë 350 mln euro të marra nga 1 janari deri sot për KESH nga buxheti i shtetit, me qëllim që kjo barrë të mos shkojë në faturat e qytetarëve.

“Këtë javë nuk kemi pasur import. Importi ka filluar që në 1 janar, KESH ka marrë një fond 66 mln euro nga OSHE dhe me të ka blerë një mbledhje nga shkurti në korrik, plus me depozita që KESH i kishte në varësi duke mos bërë investimi dhe pagesat e parave, po financat e ka bërë për blerjen e energjisë. Në korrik kishte 20 mld lekë. 350 mln euro të marra nga 1 janari deri sot, që merret nga buxheti i shtetit dhe mbulon faturën”, u shpreh Verdho.

Ndalur të humbjet në rrjet, ku opozita shpesh ka akuzuar se qeveria nuk po bën punën e duhur për të zvogëluar sasinë, Verdho tha se kjo ka ardhur edhe si pasojë e frenimit të investimeve në OSHE, për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

“Tërmeti dhe pandemia frenoi investimet e OSHEE dhe sot nuk kemi një projeksion të qartë të çmimeve në bursë për 2023, se na akuzojnë pse nuk bën KESH blerje afatgjatë, këto kërkojnë angazhime të mëdha financiare dhe rritet niveli i riskut, një ankand që është për një javë, është më i lirë se një që bëhet për një muaj”, deklaroi kreu i KESH.

Në janar, Verdho tha se  Shqipëria po përpiqet që të gjejë edhe mënyra të tjera për të siguruar energji alternative për t’u përdorur në rastet kur uji mungon.

“Në janar të këtij viti ka dallëndyshen e parë, në një nga digat  e Vaut të Dejës ka instaluar një panel fotovoltaik me fuqi 5.1 megavat pikë. Ka një projekt në Digën e Zadejës, me 8.5 megavat pikë dhe projektin e fotovoltaik lundrës, pra do bëhet një park fotovoltaik i vogël 25 megavat që do jetë energji alternative për t’u përdorur në rastet kur uji mungon”, sqaroi ai.

Në kaskadën e Drinit, ditën e sotme niveli i Fierzës  është 270 m mbi nivelin e detit, prurjet 420 m3/sek, që Verdho i ka konsideruar të kënaqshme për stinën.

“Patëm shumë reshje në Theth dhe Valbonë, dhe në Koman arritën 1400 metra kub për sekondë për 8 orët e fund ditës deri në orët e para të mëngjesit, që do të thotë është lajm i mirë, por i mirë sikur të ishin në Fierzë, se depozita e madhe është atje, dy liqenet e tjera kanë kapacitete të vogla ujëmbajtës, KESH operon me anë të një programi të shërbimit meteorologjik, që i parashikon në ca basen bie dhe merr masa për uljen e kuotave, ndërsa Fierza i pranon dhe prurje të tilla. Jemi shumë mirë për një vit e gjysmë të thatë, dhe reshjet e fundit kanë bërë 2-3 metra rritjet të nivelit të Fierzës dhe ky është një lajm shumë i mirë”, shtoi Verdho.

Në fund, dha dhe disa këshilla për qytetarët, duke renditur disa nga pajisjet që shpenzojnë më tepër energji e që duhet pasur kujdes.

“Kondicioneri, ngrohja me rezistencë, gatimi, lavatriçja, përdorimi i lavatrices është bërë meme, por njerëzit janë ndërgjegjësuar”, përfundoi Verdho në studion e Report Tv.

Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor, me qëllim kursimin e energjisë për shkak të krizës, qytetarët do paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë që harxhojnë mbi fashën 800kh, ndërsa kilovatët e tjerë do të vijojnë t’i paguajnë me çmimin aktual.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?