Rreth 18 orë para shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se partia pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga të gjitha akuzat. Ai paralajmëroi se çdo vendim ndryshe do të kundërshtohet me argumente dhe me të gjitha mjetet juridike e demokratike.

“Ne e themi sot me shpresë dhe besim: nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë. Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së. Do ta mbrojmë sakrificën e popullit të Kosovës. Do ta mbrojmë legjitimitetin e shtetit tonë.

Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë të njëjtën gjë që kemi kërkuar gjithmonë: drejtësi të bazuar në prova, standarde të barabarta dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës.”


Lajmi kryesor:

Kosova me sytë nga Haga, nesër vendimi për Thaçin! Prishtina pret verdiktin në shesh, rrugët mbushen me flamuj e mbishkrime për ish krerët e UÇK-së: Shpallini të pafajshëm!