Teksa të mërkurën Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, tha nga Pogradeci se vendimi i gjykatës duhet të pranohet, por shtoi se një dënim i Thaçit nuk do t'i bënte mirë imazhit të Kosovës.

Kramariç kujtoi se ka qenë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe se në atë kohë Hashim Thaçi ishte kryeministër.

“Vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm. Duhet të shohim të dyja anët, nga njëra anë çështjen e Thaçit dhe nga ana tjetër çështjen e Kosovës. Për shkak të imazhit të shtetit të Kosovës nuk është mirë që Thaçi të dënohet. Sido që të jetë vendimi, nuk është përgjegjësi e Kosovës. Shpresoj që procesi të mos ketë qenë politik, por i drejtë”, tha ambasadori kroat.


Lajmi kryesor:

Kosova me sytë nga Haga, nesër vendimi për Thaçin! Prishtina pret verdiktin në shesh, rrugët mbushen me flamuj e mbishkrime për ish krerët e UÇK-së: Shpallini të pafajshëm!