LEZHË - Dy persona u arrestuan ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, me akuzën e kontrabandës së mallrave, mes tyre edhe mallra për të cilat paguhet akcizë.
 
Alfons Vuksani, 53 vjeçar nga Shkodra dhe Kol Shprepi 62 vjeç me banim në Lezhë, u vunë në pranga nga policia e Lezhës në bashkëpunimin edhe me departamentin operativ hetimor në Dogana dhe Tatime, pasi u zbulua sasia e konsiderueshme e mallrave të ndryshme kontrabandë.

Alfons Vuksanit i cili udhëtonte me një makinë me targë CK 972 XP pas kontrollit nga autoritetet doganore ju zbulua se në automjet kishte mallra që nuk i ishin nënshtruar procedurave doganore, më konkretisht 6 motorë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky mall ishte për llogari të personit me inicialet S.Sh, banues në Lezhë, i cili është shpallur në kërkim.  

Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u konstatua edhe një sasi prej 1470 shishe vere, nga 0.75 litra, të cilat dyshohet të jenë gjithashtu kontrabandë.

mallra kontrabande

mallra kontrabande

Mallrat kontrabandë te sekuestruar:
1470 shishe verë
6 motorë për mjete të vogla lundruese
9 copë monitorë
21 kg kafe
9 kasa dritaresh
1024 copë bluza
pantallona dhe xhaketa
39 kg rrjetë plastike

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)