'Veri Jug' - Fshati Rragam në stinën e verës

'Veri Jug' emisioni i Report Tv ju sjell në shtëpitë tuaja jetën në fshatin Rragam të Shkodrës dhe plazhet brilante buzë liqenit të Vaut të Dejës. Turistët vendas dhe të huaj zbulojnë natyrën e bukur, pikat arkeologjike të Gajtanit dhe Sardës dhe, më pas, ndalesë në arën e një bujku që kultivon bimën e duhanit, një bimë që mbillet në Rragam prej qindra vjetësh.

Anxhelin Haxhari, bujk tregon përvojën e tij si kultivues i bimës së duhanit me farë autoktone. Ai thotë se në Rragam mbillen çdo vit mbi 1500 ha me duhan dhe se duhani I Rragamit është ndër më të mirët në vend.

“Fshati Rragam në stinën e verës” u transmetua të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

S.G/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë