Veri, plagoset një police

Veri, plagoset një police
Grupe të panjohura në veri kanë sulmuar sot me armë zjarri në fshatin Varage afër Zubin Potokut dy automjete, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra e EULEX-it të cilat po patrullonin në atë zonë.

Sulmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 9:00 persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në Varage, në momentin kur po patrullonin dy automjete, njëra e EULEX-it dhe tjetra e Policisë së Kosovës, të cilat zakonisht vëzhgojnë së bashku në këtë zonë. Me këtë rast është lënduar lehtë një police, por jo nga të shtënat me armë, por ka pësuar gërvishtje nga xhamat e automjetit”, ka thënë Zahiti.

Edhe shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnjak dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zhbogar, kanë dënuar fuqishëm incidentin me të shtëna sot në veri të Kosovës.

“Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar. Personat përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt. U bëj thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion në lidhje me këtë incident që të kontaktojnë policinë,” citohet të ketë thënë zoti Marnjak.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi