TIRANE- Shqipëria nuk është vend që rrezikon të preket nga virusi vdekjeprurës Ebola. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka bërë të ditur se dhe pas mbërritjes së emigrantëve nga Guinea në Vlorë, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Kjo pasi ata nuk kishin qëndruar në vendet e prekura prej këtij virusi.

“Duke bërë një vlerësim të riskut, prej nga vjen personi dhe nëse ka shenja të sëmundjes, ne marrim një vendim: nëse risku është mesatar, i ulët apo i lartë. Nëse është mesatar apo i lartë përcaktohet nga mjekët që punojnë pranë pikave kufitare”, saktëson Bino.

Numërohen rreth 1.070 persona të cilët kanë humbur jetën nga ky virus.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)