Veri Jug udhëtoi në juglindje të vendit miq, në trevat e Korçës, saktësisht ndanë fushave të Drenovës, për të shkuar më tej, në fshatin Dvoran, reth 200 km larg Tiranës. Në fshatin e mollëve ç ‘prej gati 100 vjetësh. Sipas banorëve vendas, emri Dvoran vjen nga bullgarishtja e vjetër në vitet 700 - 900 që do të thotë oborr, ose ballkon.
Dvorani është fshat i madh, me mbi 600 shtëpi, pjesa dërrmuese e të cilave të ringritura në vitet e demokracisë, me investime nga të ardhurat e banorëve vendas si kapital nga plantacionet me mollë, me qershi, kumbulla dhe luleshtrydhe. Në Dvoran janë mbi 300 familje që kultivojnë mollë, ndërsa gjatë një viti këtu qarkullojnë 7 deri 8 milion euro.
Ky burrë quhet Mehmet Selishta dhe do të jetë personazh i reportazhit. Një njeri ende shumë energjik, 75 vjeç, me profesion ekonomist i lartë, njohës i mirë i jetës në fshat.
Në Dvoran gjenden mbi 500 hektarë me mollë, më të njohurat, siç e thamë edhe më lart, mollë të varieteve gold dhe starking.
Çmimi i mollëve në treg pra, sivjet është më i mirë se ai i vitit të kaluar, sepse prodhimi ka qenë më i ulët. Por, shqetësimet e fermerëve janë mollët që vijnë nga importi, mollë që të huajt i nxjerrin nga frigoriferët ku i mbanin prej më shumë se dy vjetësh dhe që herë pas here, i prishin çmimet në tregun vendas.
Ishte një drekë modeste miq, drekë më lakror nga duart e amvisës Fotini Selishta. Që i shton tryezës edhe një bidon me shurup kumbullash, një lëng i rrallë që punohet nga çdo familje në Dvoran. Mbyllet këtu reportazhi. Takimi i radhës pas një jave. Gjithë të mirat, tung!
Komente









