Veriu do merret me forcë

Veriu do merret me forcë
Me titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ e ditës së Martë shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni - Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Këto grupe të uniformuara, sipas gazetës, i kanë parë edhe policia dhe me këtë janë të njohur instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton shkrimin portali Shqipmedia.

‘Fokus’ ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë të veriut të Mitrovicës.

"Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë", ka thënë për gazetën Trajanov.

Ndryshe dje në artikullin e tij të përjavshëm gazetari i “Vecer” Dragan Pavlovic-Latas, i cili njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Gruevski, për vrasjen e 5 maqedonasve para disa javësh në Shkup drejtoi gishtin kah kosovarët. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë