Veriu i Mitrovicës bëhet komunë

Veriu i Mitrovicës bëhet komunë
Në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Vetëqeverisjen Lokale “Forcimi i Qeverisjes Lokale Përmes Promovimit të Vlerave Evropiane”, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare përmes decentralizimit, ka thënë se ky proces ka sfida duke përmendur krijimin e komunës së Mitrovicës veriore, por ka shprehur besimin që një gjë e tillë do të ndodh.

“Sidoqoftë edhe në këtë proces të gjithë e dimë se kemi sfida të tjera. Pra krijimin e komunës së Mitrovicës veriore, por kam besim se edhe kjo komunë do të krijohet shpejt dhe gjithmonë duke pasur edhe suksesin e integrimit të komunitetit në veçanti të komunitetit serb në jug, por edhe komuniteteve tjera në përgjithësi. Një sfidë tjetër që duhet të adresojmë në të ardhmen e afërt është komunikimi i institucioneve të Kosovës me komunitetin në veri. 

Prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës në maj të këtij viti ka hapur Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës”, ka thënë kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi