Veriu kundër Menaxhimit të Integruar të Kufirit

Veriu  kundër Menaxhimit të Integruar të Kufirit
Prishtinë - Zbatimi i marrëveshjes së arritur, në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për menaxhimin e integruar të kufirit, mund të ngrejë tensione të reja në veri të Kosovës, vlerësojnë politikanët serbë të kësaj pjese të vendit.

Ata thonë se përfaqësuesit e serbëve të veriut edhe më parë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre refuzues ndaj zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu teknik, por me theks të veçantë për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Politikani serb nga veriu, Marko Jakshiq, aktualisht edhe deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike Serbe të Vojisllav Koshtunicës, thotë se autoritetet e reja në Beograd e kanë ndryshuar qëndrimet, të cilat i kishin shpërfaqur para zgjedhjeve, se do të shqyrtojnë marrëveshjet e arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se do t’i anulojnë ato.

Por, sipas tij, autoritetet e reja tash kanë deklaruar se janë të gatshëm t’i zbatojnë marrëveshjet.

Jakshiq thekson se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, do të jetë një nyje, për shkak se kjo marrëveshje vështirë se do të mund të zbatohet.

marre nga Koha net
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi