Veriu me gjykatë dhe polici të pavaru

Veriu me gjykatë dhe polici të pavaru
Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) kanë bërë një plan që të vendosin normalitetin në veri nëpërmjet veprimeve në nëntë fusha të ndryshme, shkruan Koha Ditore.

Më tej në shkrim thuhet se ky plan veprimi pritet që të ndihmojë Grupin Ndërkombëtar Drejtues që në fillim të muajit të ardhshëm të marrë vendimin që të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë në shtator të këtij viti. 

“Një Gjykatë funksionale e Qarkut në veri të Mitrovicës me gjykatës serbë është e nevojshme”, shkruhet në plan e hartuar që për bazë ka disa hulumtime të bëra nga Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe disa mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. 

Disa nga pikat qe i ka zbuluar Koha Ditore në këtë plan janë:

1. Gjykata e Qarkut në veri të ketë gjykatë serbë

2. Policia duhet të jetë e pavarur

3. Serbët e Kosovës nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës,kështu që Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet të shtrirja e qeverisjes në veri dhe jo te sovraniteti.
Këto tri pika si duket janë pjesë e planit te shumeperfolur Ahtisaarit Plus, ku do të mund të modifikoheshin edhe pjesët për formimin e komunës së dyte të Mitrovicës.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror

VIDEO/ Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror