Veriu, Thaçi: Hiq strukturat paralele
Daçiç: Institucione të reja

Veriu, Thaçi: Hiq strukturat paralele<br />Daçiç: Institucione të reja
BRUKSEL- Pas më shumë se 5 orë takim me ndërmjetësimin e kryediplomates së BE Catherine Ashton, në Bruksel kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç kanë arritur marrëveshje për doganat. Kryeministrat diskutuan për herë të parë edhe çështjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Takimi që kishte filluar rreth orës 20 përfundoi pas orës një pas mesnate dhe gjatë tij thuhet se janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.

Në një komunikatë për shtyp Ashton deklaroi se palët kanë rënë dakord për vazhdimin intensiv të dialogut në muajin shkurt për të bërë përparime për një sërë fushash. “Duke ndjekur marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijeve në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor 2012 dhe zbatimin e tij në 4 pika kalimtare, të dy kryeministrat kanë ardhur në një mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave, të doganave dhe të TVSH-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar pak pas takimit nga Ashaton.

Në një deklaratë për mediat kosovare pas takimit, kryeminsitri Thaçi ka bërë publike marrëveshjen për doganat duke thënë se ato do të paguhen sipas ligjeve të Kosovës, njësoj në të gjitha vendkalimet kufitare.

Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se paratë e mbledhura nga doganat në veri do të derdhen në një fond që do të themelohet nga Bashkimi Evropian dhe ato do të shfrytëzohen vetëm për veriun e Kosovës.

VERIU, THACI: HIQ STRUKTURAT PARALELE, DACIC:  TE KRIJOHEN INSTITUCIONE TE REJA

Thaçi gjithashtu ka bërë me dije se kryeministri serb, Daçiç e ka marrë si detyrim largimin e strukturave paralele të Serbisë nga veriu i Kosovës. Thaçi tha se serbëve në veri do t’u jepet mundësia që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë lokalë në veri.

Ndërkaq, kryeministri serb tha se “për herë të parë seriozisht është hapur çështja e paralelizmit të institucioneve dhe qasjes së posaçme ndaj popullit serb që jeton në Kosovë. Kjo është çështje thelbësore që nuk mund të zgjidhet për një natë, por rruga është hapur”. Sipas tij zgjidhja qëndron në formimin e institucioneve të reja në veri që do të ishin të pranueshme edhe për Prishtinën edhe për serbët e Kosovës. Takimi i radhës në muajin shkurt.

Redaksia online
(voa/bm/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar