TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar trupat e kërkim shpëtimit të vendeve të BE-së dhe të tjerëve që morën pjesë në operacionet për nxjerrën e njerëzve nga rrënojat pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit në Shqipëri. Kreu i qeverisë u dha komandantëve të këtyre njësive medaljen e rrallë, që nuk është akorduar asnjëherë më parë "Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional'. "Është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë 'Medalje e Artë për Vlerësim Profesional'. Por lum ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për na përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë ndër gjerat më të çmuara dhe dua që t'iu lutem që t'i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehën më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre" tha ai.
Medaliet e dhëna
Në fjalën e tij para ambasadorëve në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e fundit të vitit, kryeministri u kërkoi edhe njëherë ndihmë për të përballur faturën e tërmetit, që sipas tij është shumë e lartë. "Ne ende nuk e kemi një bilanc të plotë të dëmeve e po punojmë intensivisht, sëbashku me ekspertët e vënë në dispozicion nga ju, duke bërë verifikimin e dëmeve dhe duke formuluar hap pas hapi edhe faturën e dëmeve. Megjithatë, deri tani jemi të vetëdijshëm që fatura është e lartë dhe besoj që do ndani me mua gatishmërinë që këtë faturë, ne mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. I jam mirënjohës KE-së që vuri në lëvizje një mekanizëm për një shumë të parë, shpresoj që do të pasohet nga të tjera" tha ai.
E ndërsa falenderoi të gjitha shtetet që ndihmuan Shqipërinë, kryeministri veçoi mesazhin e të ngarkuarës me punës të SHBA në Tiranë duke prekur Leyla Moses-Ones, ndërsa 'thumboi' BE-në kur tha se kush nuk inatoset me Bashkimin Europian, por sigurisht referenca nuk ishte për reagimin pas tërmetit, por si duket për vendimin e tetorit për negociatat. "Ju jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Unë e di sesi ju nuk pritët as të zbradhte dita për të na ofruar ndihmë. Nuk kam ndërmend t'i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj, por mesazhin e Leyla Moses-Ones e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjec sot, Zaho të bëjë pyetjen e parë për SHBA-në, unë do i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër do të vijë dita kur im bir do të inatoset me BE-në, por kush nuk inatoset me BE? Unë do i tregoj heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar shqiptarët" tha Rama.
Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut tha se ndihet i vlerësuar që merr një medalje ari nga Shqipëria për kontributin e tij në momentet e vështira që përjetoi vendi ynë pas 26 nëntorit. Ai tha se shpreson që të marrë sa më pak medalje të tilla.
"Në emër të ekipit të shpëtimit të Tetovës e marr këtë medalje, duhet të keni parasysh se ndihem i privilegjuar dhe i nderuar që jam këtu. Nuk e di nëse gjej fjalët e duhura, është mirë të mos marrim medalje të tilla për ngjarje të tilla për të gjithë ne", tha përfaqësuesi i Maqedonisë.
Të fundit, por jo për nga rëndësia, që morën medalje ari nga kryeministri Edi Rama, ishin ambasadorja e SHBA-së Leyla Moses-Ones dhe i Bashkimit Europian, Soreca.
"Ndiqem e nderuar që të pranoj këtë medalje. Shprehim ngushëllimet popullit shqiptar. Jemi këtu në një moment të dëshpëruar dhe të hidhur, por edhe për të kremtuar frymën e bashkëpunimit", tha e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipërisë, Leyla Moses-Ones.
"Faleminderit shumë. Që nga minuta e parë ne e ndjemë detyrën tonë morale që t'ju gjendshim pranë dhe jam krenar që BE mundi të ndihmonte edhe ekipet e tjera dhe të mos përsërisnim përpjekjet", tha Soreca.
Nuk kishte nevojë që t'u vinte një kërkesë zyrtare nga ana e qeverisë shqiptare. Sapo mësuan lajmin, Ukraina ishte aty me trupa të kërkim shpëtimit dhe i dha një "dorë" shumë të rëndësishme atëherë kur Shqipëria po lëngonte. E njëjtë edhe për Serbinë, e cila dëshmoi solidaritet me shqiptarët në momente të vështira, madje duke bashkëpunuar edhe me Kosovën. Ato sot u nderuan me medalje ari për kontributin e dhënë në ditë kaq vendimtare për vendin tonë.
"Jam shumë i emocionuar, dua të shpreh mirënjohje për popullin dhe dua t'ju sigurojë që Rumania do të jetë gjithmonë pranë", tha përfaqësuesi i Rumanisë.
"Ishte një detyrë mjaft e rëndësishme, por mendoj si fqinj me ju shqiptarë, ne serbët përmes këtyre dëshmojnë solidaritetin që kemi me njëri-tjetrin ", tha përfaqësuesi i Serbisë.
"Faleminderit shumë (shqip). Ju nuk do të jeni kurrë vetëm, ne do të jemi me ju në të ardhmen", tha përfaqësuesi i Kroacisë.
Të pranishëm në këtë mbledhje të sotme, ishin edhe ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippiddou dhe atë të Malit të Zi, Vesna Radonjiq.
"Shpresoj që ta merrni veten shumë shpejt pas tërmetit", tha Philippiddou.
"Faleminderit, është nder i madh që gjendem këtu. Dua të them uroj që gjëra të tilla të mos ndodhin më kurrë", u shpreh Radonjiq.
"Një nder dhe një kënaqësi", e quajti ambasadorja e Francën gjithçka që ka bërë ku shtet për vendin tonë pas tërmetit.
"Nder dhe kënaqësi për mua. Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët", tha ambasadorja e Francës në Shqipëri teksa menjëherë ndërhyri kryeministri "Rroftë Franca shtoi Rama".
Nga ana tjetër, Ambasadori Izraelit në vendin tonë tha se Izraeli i kishte borxh shqiptarëve për mikpritjen që i bëri popullit hebre.
"Iu detyrohemi popullit shqiptar. Është thjesht një borxh dhe populli hebre ndihet krenar që ju ka ndihmuar", tha përfaqësuesi i Izraelit.
Ndër të para shtete që u treguan të gatshëm për të na ndihmuar pas tërmetit, ka qenë Turqia. Trupa të kërkim shpëtimit, ndihma materiale, madje do të ndërtojnë edhe 500 shtëpi për personat e mbetur në qiell të hapur pas asaj lëkundje shkatërrimtare në orën 03:54 të 26 nëntorit. Për këtë ndihmë, Rama i ka nderuar me medalje ari, e cila i është dorëzuar ambasadorit të Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk. Në fjalën e tij, ai e cilësoi si një detyrim moral.
"Ne të gjithë e kemi përjetuar këtë gjë që ndodhi, këtë tërmet katastrofik në orët e para të mëngjesit, por si komb, si vend ashtu siç e kemi përjetuar edhe ne këtë shije të hidhur, ne e ndjemë një detyrë krejt të natyrshme të ndihmonim vëllezërit dhe motrat tanë. Së pari ishte një detyrë humanitare", tha përfaqësuesi i Turqisë.
Italia ka qenë një nga shtetet që i ka qëndruar shumë pranë Shqipërisë në periudhën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit. Trupat e kërkim shpëtimit të Italisë nxorën nga rrënojat dhjetëra trupa të gjallë, por edhe me çadra apo kamionë me ushqime. Në shenjë të këtij solidariteti dhe ndihme, Italia është vlerësuar me medalje të artë nga kryeministri i vendit Edi Rama.
"Është nder për mua që jam këtu sot. Unë jam këtu në emër të ambasadorit Cutillo. Vizita e ministrit tonë ishte i rëndësishëm për të vërtetuar miqësinë e Italisë me Shqipërinë", tha përfaqësuesi i Italisë.
I pari që mori medaljen e arit nga kryeministri Edi Rama, ishte ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për ndihmën e dhënë me ekipe shpëtimi, por edhe ndihma në ushqime për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
"Ndjehen i priviligjuar që jam përfaqësuesi i Kosovës në këtë katrastrofë e kemi ndarë dhe e kemi ndjerë bashkërisht dhe e ndjejmë që si komb t'i dalim zot njëri-tjetrit. Bashkarisht mund t'ia dalim", tha mes të tjerave ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Trupat e kërkim shpëtimit nga vendet e huaja që ndihmuan duke nxjerrë shqiptarët nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë pas tragjedisë së tërmetit janë vlerësuar nga kryeministri Edi Rama me një medalje të veçantë, që nuk është dhënë kurrë më parë, 'Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional'. Të gjithë komandantët e forcave të vendeve të BE-së dhe jo vetëm që ishin në Shqipëri në ato ditë të vështira kanë marrë medaljet përmes ambasadorëve në Shqipëri.
"Ky takim si zakon përfundon me një libër të dhuruar, por këtë herë bibliotekat tuaja nuk do të pasurohen me librat e mi, sepse këtë mbrëmje unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi për të mos ia dedikuar trupave të kërkim shpëtimit dhe pikërisht. Nuk kam bërë zgjedhjen nëse jam produkt i zotit apo bujarisë, kam kaq shumë centimetra dhe e kam të vështirë të kuptoj nëse kam pasur me shumë se dy tre takime me njerëz më të gjatë se vetja, por pa asnjë retorikë por kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erjon Brace në masë.
Sot edhe më i vogël përballë shembullit të heronjve, njerëzve të zakonshëm të vendeve nga erdhën, që sikur erdhën, ikën, si engjëj mbrojtës dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike dhe as shoqërore por për atë që ishte thellësia dhe lartësia e brendshme, e heroizmit të jashtëzakonshëm. Kjo do të luajë në raport me fqinjët se të gjitha historitë që na janë treguar apo ngatërruar që na janë trashëguar dhe më tepër rol në raportin tonë me vetveten. Një medalje nuk do të thotë asgjë, por është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë 'Medalje e Artë për Vlerësim Profesional'.
Por lumë ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për na përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë ndër gjerat më të çmuara dhe dua që t'iu lutem që t'i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehën më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre. Kjo medalje kuqezi që është shprehje e dhimbjes dhe vlerësimit" tha ai.
Në momentin e ndarjes së medaljeve kryeministri Rama tha se "Dua marrë një masa paraprake të një ndjese nëse ndonjë merr të tjetrit do të thoja se edhe ngatërresa shkon në të njëjtin drejtim. Nëse ambasadorit të Serbisë do i bjerë medalja e Kosovës apo e Izraelit të Turqisë merreni si një lapsus dhe jo provokacia. Të gjitha medaljet janë të arta dhe dua ta filloj nga Kosova dhe ti kaloj medaljen për FSK-në dhe zjarrfikëseve" tha ai.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me ambasadorët komentoi edhe etiketimin e tij që i është bërë kohët e fundit si hoxhë apo prift pas përdorimit të fjalëve të shenjta. Ai tha se ato janë një pasuri për gjithë njerëzimin dhe nuk janë monopol i atyre që shkojnë në kisha apo në xhami. "Disa kanë perceptuar te unë një hoxhë apo prift, por fjalët e shenjta nuk janë pronë apo monopol vetëm e atyre që shkojnë në kishë apo xhami, por një mbështetje e madhe për moralin e individit sidomos në këtë rast" tha ai.
Kryeministri Rama u shpreh se ende Shqipëria nuk e ka një bilanc financiar për dëmet e tërmetit tragjik, por iu drejtua ambasadorëve duke u thënë se këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. "Ende nuk e kemi një bilanc të dëmeve, po punojmë duke bërë verifikimet dhe duke formuluar faturën. Fatura është e lartë dhe besoj që ndani edhe ju me mua, që këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. I jam mirënjohës KE-së që vuri në lëvizje një mekanizëm për një shumë të parë, shpresoj që do të pasohet nga të tjera.
U jam mirënjohës shumë udhëheqësve për të organizuar konferencë të madhe donatorësh për të mbështetur Shqipërinë. I kam mirënjohës presidentit turk që mori një angazhim solemn, personalisht për të angazhuar edhe vende të tjera të atij krahu të botës. Ju të mirëkuptoni këmbënguljen time se ne jemi në domosdoshmëri për të pasur mbështetje, asnjë vend nuk do ta përballonte dot vetëm nëse në proporcion territori dhe popullsie do i ndodhte kjo që na ndodhi ne" tha ai.
Kreu i qeverisë falenderoi ambasadorët për ndihmën në procesin e kërkim shpëtimit dhe vlerësimit, por kërkoi që të jenë në krah të Shqipërisë edhe në periudhën e rindërtimit. "Për procesin e rindërtimit kemi nevojë të vijojmë t'u kemi në krah dhe të jemi së bashku. Proces ika nisur, kemi krijuar një komitet dhe po punojmë pa pushim dhe orar për të përgatitur planet e rindërtimit. Kemi parashikuar si fillim 200 mln dollarë për nisjen e procesit të rindërtimit, që do të kërkojë më tepër se kaq.
Bota e realiteteve ka kufijtë e saj, por e imagjinatës nuk i njeh, duhet të jemi realistë dhe ne jemi. Nga njëra anë e dimë se për ta përmbyllur procesin e rindërtimit duhet më shumë, por nuk duam të bëhet në kurriz të së ardhmes. Për këtë arsye nuk kemi parashikuar asnjë taksë të re, asnjë ndërprerje të investimeve madhore dhe asnjë rritje të borxhit. As buxheti i mbrojtjes nuk do të preket dhe si anëtarë të NATO-s kemi marrë një angazhim dhe nuk mund që justifikimin e madh të rindërtimit ti bëjmë bisht asaj tryeze me vendet e tjera" tha ai.
Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zarić mbajti fjalën i pari në pritjen që kryeministri Edi Rama organizoi me rastin e fundvitit për ambasadorët e huaj në vendin tonë. “Kjo pritje e fundvitit është ndryshe, pasi Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm. Përsërisim edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera për të gjithë shqiptarët.
U mrekulluam nga niveli i lartë i solidaritetit që shprehën shumë e shumë shqiptarë. Vendet tona dhe organizatat ndërkombëtare reaguan menjëherë. Në 2019 pritej të kishte zhvillime të mëdha, si çelja e negociatave, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me arritjet që ka bërë Shqipëria. Shqipëria ka perspektivë të qartë sa i përket integrimit.
Por, më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, si parakusht për përshpejtimin e integrimit ne shpresojmë që të gjithë politikanët do fillojnë të punojnë së bashku, që në vitin e ardhshëm të jepet një kontribut për rrugën drejt BE. Ne shpresojmë që të arrihet në gjysmën e parë të 2020 çelja e negociatave, sepse këtë e duan shqiptarët” tha ambasadori serb.