Verrati rrëfen prapaskenën: Lojtarët
e Barçës më thanë që mori fund

Verrati rrëfen prapaskenën: Lojtarët<br />e Barçës më thanë që mori fund
Barcelona realizoi mbrëmë një ndër përmbysjet më të pamundura në historinë e futbollit, kur mposhti 6-1 PSG-në duke u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë.
 
Situata dukej e dëshpëruar për katalanasit, të cilëve u duheshin tri gola kur kishin mbetur vetëm tri minuta nga koha e rregullt.
 
Në këto kushte, as vetë lojtarët e formacionit spanjoll nuk besonin se mund ta përmbysnin disavantazhin pas golit të Kavanit.
 
Sipas Panormama Sport këtë e bëri të ditur pas ndeshjes Marko Verrati, i cili zbuloi se gjatë lojës vetë futbollistët kundërshtarë i thanë se ndeshja kishte marrë fund.

“Goli i Kavanit na dha frymëmarrje. Fola me lojtarët e Barçës dhe ata më thanë se kishte marrë fund”, rrëfeu mesfushori italian.
 
Nuk kam shpjegim si mund të pësosh tre gola në shtatë minuta, por i tillë është futbolli. Nuk do ta harroj kurrë këtë ndeshje.

Shpresoj të na bëhet mësim për të gjithë. Duhet të gjejmë forcë për ta ngritur kokën. Duhet të bëhemi burra. Jemi të gjithë të trishtuar. Humbëm 6-1 jo për faj të arbitrit. Përgjegjësit kryesorë jemi ne vetë”
, shtoi Verrati.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin