Trajneri i ri, në këtë rast Roberto Mancini, u pa si mundësi për t’u rinisur te Italia, që po kalon një nga periudhat më të errëta në histori, por ndeshja e parë në Ligën e Kombeve risolli pesimizmin e vjetër. Jo vetëm rezultati 0-2 në favor të Belgjikës, por edhe loja nuk ishte aty ku pritej.
Për këto arsye nuk munguan vërshëllimat e tifozëve vendas në Olimpico, që më shumë se ndaj kombëtares shkonin për të gjithë situatën ku ndodhet përfaqësuesja në vitet e fundit.
Për duelin e radhës, që do të luhet sonte kundër Turqisë, trajneri Roberto Mancini ka vendosur të udhëtojë pa 10 futbollistë të cilët ishin në ndeshjen e parë. Përfshirë edhe Nicolo Barella-n. Lojtarët e tjerë që do qëndrojnë në Itali janë Ahanor, Coppola, Inacio, Kouadio, Daniel Maldini, Mancini, Pessina, Ricci dhe Zoma.
Mancini po mendon të bëjë shumë ndryshime në formacion, për të sjellë frymë të re në Kombëtare. Trajnerit i duhet të gjejë zgjidhje shpejt pasi situata nuk premton. Aq më shumë në një kohë kur ata që e zgjodhën, si presidenti i federatës Malago, është në dyshim për ligjshmërinë e tij në institucionin e futbollit. Mediat në Itali shkruajnë sa ka patur parregullsi në momentin që ka kandiduar për president federate dhe rrezikon të largohet.








Komente
Komento