Vërshëllyen ekipin pas barazimit me Islandën/ Tifozat Kuq e Zi- lojtarëve: Situata s'do ndryshojë deri sa ta kuptoni se po luani për Kombëtaren

Vërshëllyen ekipin pas barazimit me Islandën/ Tifozat Kuq e Zi- lojtarëve: Situata s'do ndryshojë deri sa ta kuptoni se po luani për Kombëtaren

Momenti kur tifozët Kuq e Zi vërshëllejnë kombëtaren

TIRANË- Në përfundim të ndeshjes përballë Islandës, ku barazoi 1-1, pas golit të pësuar në minutën 97, pati një moment kur kombëtarja shqiptare u vërshëllye nga tifozët. Për këtë ka pasur një reagim nga ana e grupimit më të madh, të Tifozëve Kuq e Zi, të cilët kërkojnë reflektim nga ekipi.

“Tifozat Kuq e Zi  kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë!  Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim. Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi. Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund të tregoni cilësitë tuaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!

Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për tu parë.  Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë! E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria nuk ka asgjë”, thuhet në reagimin e tyre.

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 me Islandën në stadiumin “Air Albania”, për sfidën e fundit në Nations League. Vendi i fundit në grup dhe kontenstimi i tifozëve ka bërë që në opinion të kërkohet largimi i trajnerit Edy Reja, por edhe duke ngritur pikëpyetjën mbi vetë kombëtaren. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja