Versioni modern i operës "Don
Giovanni", vjen në 60-vjetorin e TKOB

Versioni modern i operës "Don <br />Giovanni", vjen në 60-vjetorin e TKOB
Opera me dy akte “Don Giovanni” do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më datë 18 maj. E sjellë në një koncept modern nga regjisori austriak Christian Papke, ajo do të ngjisë prapaskenën në skenë, ku aktorët të cilët priten të interpretojnë në këtë opera do të jenë të veshur “casual” ashtu siç edhe janë gjatë provave.

Ky është eksperimenti që Papke dëshiron të realizojë në këtë vepër të madhe duke e nxjerrë atë jashtë kornizave tradicionale. Megjithatë muzika e W.A. Moxartit do të jetë e pandryshuar dhe kryefjala e premierës së datës 18, e cila përkon edhe me 60-vjetorin e krijimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

don xhovani opera

Libreti është i Lorenzo Da Ponte, dirigjent kori Dritan Lumshi, as/koreografe Rovena Shqevi, dirigjent i orkestres Ekhart Wycik. Ndërkohë sa i përket roleve kryesore të kësaj vepre ata i janë besuar baritonit Armand Likaj, i cili është edhe protagonisti, Mariana Leka dhe Ulpiana Aliaj, Riad Ymeri dhe Ergys Mita, Sokol Tomorri, Shpresa Beka, etj.

Pas premierës së datës 18 maj Opera gazmore “Don Giovanni", me muzikë të Moxart, do të vijojë të shfaqet në TKOB edhe në datat 20 dhe 22 maj në orën 20:00.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024