Vesa, bashkëpunim surprizë me Jon Tarifën

Vesa, bashkëpunim surprizë me Jon Tarifën
Jon Tarifa është një nga këngëtarët më “In” për momentin në Hollandë.

Këngët e tij në gjuhën angleze tashmë janë në top-listat muzikore të këtij vendi dhe mjaft të dëgjuara e të pëlqyera në Evropë.
 Tashmë Joni do të vijë në një bashkëpunim mjaft interesant me këngëtaren kosovare Vesa Luma. Vesa e ka bërë publik këtë lajm në faqen e vet zyrtare në Facebook.

“Sapo përfundoi edhe kënga e parafundit e albumit, që është shumëëë veçantë. Një duet me artistin shqiptar shumë të talentuar që po na nderon me singlat e tij nr.1 në Hollandë e në mbarë Evropën. Është Jon Tarifa i cili është i ftuar im për këtë superprojekt dhe i vetmi projekt i imi në gjuhën angleze. Mezi po pres ta dëgjoni”, - ka thënë këngëtarja.

J.H/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn