Këngëtarja Vesa Luma ka thënë se është një tip që i pëlqejnë shumë aventurat. Një ndër këto është edhe ngarja e makinës me shpejtësi. Këtë pëlqim të rrezikshëm këngëtarja e arsyeton me dëshirën e saj për të qenë e përpiktë.
Këngëtarja Vesa Luma ka thënë se është një tip që i pëlqejnë shumë aventurat. Një ndër këto është edhe ngarja e makinës me shpejtësi. Këtë pëlqim të rrezikshëm këngëtarja e arsyeton me dëshirën e saj për të qenë e përpiktë. “Një gjë të keqe që kam është se i jap makinës me shumë shpejtësi dhe kam filluar ta kuptojë se duhet ta ul shpejtësinë. I jap shpejt makinës, sepse gjithmonë kam dëshirë të jem e përpiktë dhe e saktë në kohë”,-është shprehur Luma. Këngëtarja aktualisht është pjesë e jurisë së emisionit për gjetjen e talenteve “X-Factor në television Klan. (xh.k/shqiptarja.com)