Çifti i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta kanë festuar sot përvejtorin e katërt të martesës.
Vesa ka zgjedhur Instagramin për të postuar disa foto nga dasma e tyre dhe i ka bërë një dedikim të veçantë Bigut.
“Gëzuar përvjetorin. Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat… Sepse çdo gjë është e mundur kur Do me gjithë zemër. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie Liani. Të dua shumë my forever 24”, shkruan Vesa.
Ata gjendetn larg njëri tjetrit për momentin dhe jetojnë me Shqipërisë e Zelandës së Re. Çifti janë prindër të vogëlushit Lian.