Vesa Luma: U zhgënjeva nga
festivali, nuk marr më pjesë

Vesa Luma: U zhgënjeva nga <br />festivali, nuk marr më pjesë
Këngëtarja kosovare Vesa Luma u ngjit në skenën e festivalit të 51-të me dëshirën e ethshme që të fitonte dhe të përfaqësohej me një këngë moderne në Eurosong. Duke iu afruar ta pyesnin më parë se cili është opinioni i saj rreth opinioneve që janë përhapur se kënga e Bledar Sejkos është plagjiaturë e një kënge serbe, Vesa Luma megjithëse e zhgënjyer që nuk fitoi kënga e saj, ka kundërshtuar në mënyrë absolute që të ketë ngjarë një gjë e tillë.

Ajo pohon se ne jemi fqinjë "dhe i kemi kënduar edhe vetë këngët serbe", por duke vlerësuar profesionalizmin e Bledar Sejkos ajo e quan tërësisht një shpifje që ka nisur një ditë para ndarjes së çmimeve, që ka nisur si thashetheme nga Prishtina. Ndërsa për sa i përket zhvillimit të festivalit, megjithëse e rezervuar në intervistën e saj, duke u munduar të ruajë thellësisht etikën, Vesa Luma duket se nuk heq dot dorë nga rebelizmi i lindur i saj dhe të shprehurit me sinqeritet. Këngëtarja kosovare që u rrit në skenën e këtij festivali, nuk e fshehu dje zhgënjimin dhe nervozitetin e shkaktuar nga rezultatet e vlerësimit të 6 anëtarëve të jurisë së festivalit të 51-të të këngës në radiotelevizion, që përfundoi më 22 dhjetor.

Në fund të intervistës Vesa Luma proteston hapur duke deklaruar se "Përderisa nuk jam e sigurt se festivali do të pranoj edhe këngë moderne, që të jenë në një hap me kohën, që të vlerësohem më shumë nga publiku dhe rinia sesa nga individë të caktuar, unë nuk do të marrë pjesë më në festivalin e Radiotelevizionit shqiptar". Në intervistën për "Shqiptarja.com", vesa Luma rrëfen disa nga arsyet dhe motivet e këtij vendimi.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shqiptarja.com, 25 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK