/ATSH-B.Jashari/.- Kosova ka konsensual vizionin e integrimit evropian, tha sot kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli, duke theksuar se roli i Kuvendit në përshpejtimin e proceseve integruese është i shumëfishtë.
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, organizoi sot në Prishtinë konferencën Gjithëpërfshirëse Roli i Kuvendit në Procesin e Integrimit Evropian".
"Vizioni për integrimin evropian është vizion konsensual i shoqërisë së Kosovës dhe kjo është një pikënisje tejet e rëndësishme. Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar tërësisht që të ndihmojë të gjitha proceset që lidhen me integrimin evropian të vendit tonë", theksoi Veseli.
Ai përkujtoi se, vetëm pak javë më parë Kuvendi i Kosovës me procedurë të përshpejtuar ka miratuar ligje që dalin nga paketa e procesit të liberalizimit të vizave, duke i dhënë mbështetje plotësimit të kritereve që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
"Ne do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë proces me prioritet të lartë, duke ushtruar edhe presion mbi institucionet përgjegjëse për zbatim sa më të shpejtë të obligimeve të tyre, me qëllim të avancimit të axhendës evropiane", u shpreh kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga ana e Komisionit Evropian, kryeparlamentari Veseli e konsideroi një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, e cila, sipas tij, do të hapë një kapitull të ri të këtyre marrëdhënieve, ndërsa shfaqi shpresën se kjo marrëveshje do të nënshkruhet shumë shpejt.
Kryeparlamentari Veseli vlerësoi se roli i Kuvendit në përshpejtimin e proceseve integruese është i shumëfishtë dhe shtrihet në disa fusha, duke filluar nga hartimi i një legjislacioni i cili është në përputhje me kriteret dhe standardet e Bashkimit Evropian, avancimi i transparencës parlamentare dhe përfshirja qytetare në proceset legjislative, por edhe fuqizimi i Kuvendit, e rrjedhimisht fuqizimi i demokracisë, me çka arrihet një nga standardet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian: qeverisja funksionale demokratike.
"Roli i Kuvendit në proceset integruese të Kuvendit shtrihet edhe nëpërmjet zhvillimit të diplomacisë parlamentare, sidomos me vendet fqinje, nëpërmjet fqinjësisë së mirë dhe pa konflikte, si standard dhe vlerë euroatlantike, parlamentarizmit ekonomik dhe fuqizimit të mbikëqyrjes parlamentare, sidomos të mekanizmave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit", theksoi Veseli.
Ai u shpreh i bindur se Kuvendi i Kosovës ka të gjithë vullnetin dhe mundësitë që në kohën e duhur të përmbushë këtë rol të shumëfishtë në të mirë të vendit dhe qytetarëve.
/Shqiptarja.com