PRISHTINË, 28 Maj/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë një takimi sot me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz,  vlerësoi bashkëpunimin ndërparlamentar, Kosovë-Hungari.
"Kuvendi i Kosovës ka nevojë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej, sepse përvoja parlamentare e Hungarisë në procesin e euro-integrimeve është shumë e mirëseardhur për kuvendin tonë", theksoi Veseli.
Ambasadori Markusz, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Kosovës dhe axhendën legjislative, sepse përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe kuvendin e saj.
Ambasadori hungarez i dorëzoi Kryetarit Veseli ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit perëndimor, që mbahet në Parlamentin e Hungarisë, më 16 tetor 2015, me temën: Bashkimi evropian dhe politikat e sigurisë./KosovaPress/k.s/