/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi të premten një takim me Laila Omar Gad, drejtuesen e UNICEF-it në Kosovë. Veseli u informua nga znj. Omar Gad për aktivitetet e kësaj organizate, e cila iu gjend pranë qytetarëve të Kosovës, në fazat më të rëndësishme të saj. Duke folur për prioritetet e Kuvendit, Veseli tha se Kosova po ecën drejt rrugës së integrimeve euro-atlantike dhe vlerave perëndimore, që në mënyrë të pashmangshme sjell paqe e përparim për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në veçanti për fëmijët pa dallim etniteti. Ndaj, vlerësoi ai, misioni fisnik i kësaj organizate ka gjetur mbështetje dhe përkrahje të plotë në çdo pjesë të vendit tonë. Në diskutim u trajtuan edhe çështjet që lidhen me mirëqenien e komuniteteve në Kosovë, dialogun rajonal dhe bashkëpunimin institucional.
UNICEF-i ka qenë i pranishëm në Kosovë gjatë dekadës së fundit, gjithmonë i gatshëm për të mbështetur shërbimet bazë për fëmijët në nevojë, po ashtu ka ndihmuar lehtësimin e dialogut mes pushtetit vendor, komunitetit të donatorëve dhe të shoqërisë civile, në mënyrë që fëmijët të jenë pjesë e axhendës zhvillimore për Kosovën, theksoi mes tjerash Laila Omar Gad, drejtuese e UNICEF-it për Kosovën.
/Shqiptarja.com