ISIS ka bërë të ditur se ndalon në mënyrë kategorike që të vishen fanellat e klubeve me markën Nike dhe Adidas, në të kundërt tifozët do të dënohen me 80 goditje me kamxhik.
Kujtdo që do të rrezikojë të veshë fanellën e kombëtareve të Francës, Spanjës, Gjermanisë, Anglisë dhe SHBA-së, do t’i duhet të përballjet me dënimin e ashpër.
I njëjti ndëshkim vlen edhe për ata që veshin fanellat e Barcelonës, Milanit, Real Madritit, Chelseas apo Manchester United.
Në deklaratën e Shtetit Islamik dënim sjell edhe veshja e fanellave të hershme të Ronaldos dhe Messit, ato me numër 9 dhe 19.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com