Që prej muajit mars dhe izolimit të vendit, gushti ka dhënë një sinjal pozitiv për ecurinë e biznesit fason. Referuar të dhënave për Tregtinë e jashtme e mallrave thuhet se eksportet e tekstileve dhe këpucëve u rritën me 5.2% në muajin gusht.
Konkretisht në muajin e kaluar vendi ka eksportuar 7.5 miliardë lekë tekstile dhe këpucë duke pësuar një rritje prej 1 miliardë krahasuar me gushtin e vitit 2019. Nga ana tjetër rritja e importeve ka qenë minimaliste duke treguar edhe një herë dëmtimin e sipërmarrjeve të huaja të këtij sektori, dhe për pasojë më pak kontrata për bizneset në vend.
Vetë biznesi fason këtë përmirësim e lidh me mbylljen e kontratave dhe të porosive për sezonin e dimrit 2020, dhe me prodhimin e veshjeve spitalore.
“Kjo rritje me rreth 5% e sektorit tone është e papërfillshme dhe rezultat i porosive apo fundi i prodhimit të koleksionit Dimër 2020. Gjithashtu kjo rritje u ndikua edhe fal kërkesave nga jashtë për prodhim materialesh 1 përdorimshe dhe spitalore dhe ndoshta mundësitë tona për prodhimin e këtyre materialeve mund të ishin më të mëdha në rast se sektori do kishte ndihmën e Qeverise në likuiditet për diversifikimin e makinerive që shoqërohet me shtim eksporte/faturim dhe hapjen e vendeve të reja pune”, thuhet në sqarimin që Shoqata Pro Eksport Albania jep për Report TV.
Rikthimi përsëri i biznesit fason në trajektore pozitive mbetet i vështirë. Në tetë muaj eksportet e këtyre produkteve janë tkurrur me 14.7 miliardë lekë, ndërsa importet me rreth 11 miliardë lekë, krahasuar me të ardhurat e një viti më parë.
Italia është shteti që ka pasur peshën më të madhe në tregtinë e tekstile dhe këpucë dhe në 2020, ku drejt saj janë eksportuar 49.1 miliardë lekë dhe janë importuar vetëm 20.2 miliardë lekë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor, 10:21
-
Elbasan/ Punonjës të paregjistruar dhe mosdeklarim të ardhurash në Tatime, nën hetim administratorja e fasonerisë
9 Tetor, 16:42
-
Kriza e euros/ Fasoneria 'nuk ngre kokë', afro 150 mln euro më pak eksporte
30 Shtator, 15:35
-
Vrasja e ndodhur në 2010 në Gjermani! Shqiptari arrestohet pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit
8 Gusht, 17:58
-
Garanci sovrane fasonerisë! Transformim drejt industrisë së modës...por jo të gjithë do 'mbijetojnë'
11 Maj, 12:57
-
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
21 Shkurt, 16:31
-
30 vdekje gjatë aksidenteve në punë në 2023! Inspektorati për Report Tv: Më shumë raste në ndërtim, miniera e fasoneri! 148 masa ndaj subjekteve
28 Janar, 16:10
-
Kriza në biznesin fason, qeveria gati paketën e ndihmës për sektorin e manifakturës! Rama: Japim overdrafte për likuiditet dhe garanci sovrane
17 Janar, 10:19
-
Biznesi fason në krizë, Malaj: Të ristrukturohet sipas tregut, jo me urdhër! Prençe: Nëse nuk veprohet, deri në qershor mund të jenë 20 mijë të larguar nga puna
15 Janar, 21:45
-
Biznesi fason në krizë, Konfindustria: Të merren masa për shmangien e falimentimit! Përgjegjëse qeveria
15 Janar, 09:57
-
Çelet ‘Shtëpia e Biznesit’ Rama: Fasoneritë në vdekje klinike jo për shkak të ‘euros’! Qeveria s’jep ‘serume’! Të adaptohen
13 Janar, 09:33
-
Fasonët të prekur nga rënia e euros, eksperti: Shtetit të ndërhyjë, deri në qershor do të kemi 25 mijë vende pune të humbura
12 Janar, 13:00