Veshjet e Jasharëve drejt Prishtinës
pas restaurimit në Tiranë

Veshjet e Jasharëve drejt Prishtinës<br />pas restaurimit në Tiranë
TIRANË- Veshjet personale të familjes së Adem Jasharit, gjithnjë 120 tekstile, të cilat janë mbajtur deri tani në Muzeun Historik Kombëtar për tu restauruar i janë dorëzuar Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Tashmë këto tekstile të disa llojeve do të kenë mundësi të reklamohen në Kosovë. Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës ka vlerësuar punën që ka bërë muzeu shqiptar me kurimin e veshjeve në një periudhë një vjeçare dhe tha “se këto veshje janë thuajse të gjitha të identifikuara”.

Dorëzimi i veshjeve të familjes Jashari u bë në vigjilje të 16 vjetorit të masakrës së Prekazit, ku mbetën të vrarë 56 anëtarë të kësaj familjeje.

Veshjet janë simbolike për çdo kosovar, një imazh që personifikon “lirinë” e një populli, që lufton fort për të fituar pavarësinë. Kulla e Adem Jasharit u bë “burim” i nisjes së luftës për liri në vitin ‘99 në Kosovë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane