Veshjet e Kate? I paguan vjehrri Çarls

Veshjet e Kate? I paguan vjehrri Çarls
LONDER – I shoqi ka trashëguar rreth 10 milionë sterlina, por kur Kate zgjedh veshjes e saj elegante për rastet zyrtare – të cilat deri tani i kanë kushtuar 35 mijë sterlina – e ka shumë të qartë se ai që paguan është vjehrri i saj, princi Çarls.

Burime të brendshme nga familja mbretërore kanë bërë të ditur se pavarësisht nga fakti se ka mbushur moshën 30-vjeçare dhe se princi William ka marrë tashmë pjesën e tij nga trashëgimia jo e vogël e të ëmës Diana, princi Çarls do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të paguajë veshjet e nuses së të birit si dhe ato të të dy fëmijëve të së shoqes Camilla.

Sipas mediave britanike, Çarls i mbulon këto shpenzime me të ardhurat e tij personale. Vitin e kaluar princi kishte fituar 17.8 milionë sterlina dhe kishte shpenzuar 11.54 milionë. Kur llogaritë e këtij viti do të bëhen publike, çdo shtesë do të etiketohet si “kosto e Kate”.

10 milionët e trashëguar nga William do të përdoren me siguri për të blerë një shtëpi në fshat për çiftin. Përveç pasurisë që i ka lënë e ëma, William përfiton edhe një rrogë prej 44 mijë sterlinash në vit nga RAF, forcat ajrore të mbretërisë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren