Prej dy ditësh, Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio, kanë ekspozuar në muzeun e veshjeve në Tokio “Bunka Gakuen Costume Museum”, veshjet tradicionale të Shqipërisë së Mesme dhe Kosovës.
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së RSH-së në Tokio z. Armand Shandro dhe E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës znj. Rudina Bukoshi, falënderuan drejtuesit e muzeut për mundësinë e ekspozimit të kostumeve tradicionale shqiptare dhe kosovare në këtë muze, e cila përbën një mundësi shumë të mirë për vizitorët që të njihen me vlerat etnografike shqiptare.

Gjithashtu, z. Shandro dhe znj. Bukoshi i shpjeguan të pranishmëve elementët përbërës të veshjeve tradicionale, unikaliteti i të cilave u mirëprit.
Veshjet do të ekspozohen çdo vit gjatë periudhës së promovimit të vendeve të Europës Juglindore. Muzeu i veshjeve Bunka Gakuen Museum, vizitohet nga rreth 35.000 vizitorë në vit, kryesisht japonezë si edhe nga vende të tjera të Azisë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com