Veshkat, mjekët:
Vuan 1 në 14 persona

Veshkat, mjekët:<br />Vuan 1 në 14 persona
TIRANE- "Nise ditën tënde me një gotë ujë". Kjo është këshilla që japin mjekët nefrologë në Ditën Botërore të Veshkave. Sipas tyre, personat të cilët konsumojnë mbi 2 litra ujë në ditë janë më pak të rriskuar për tu prekur nga sëmundjet në veshka. Nga ana tjetër të dhënat e mjekëve, raportojnë se në vend, 1 në 14 persona vuan nga sëmundjet që prekin ato, ndërkohë që grupmosha më në risk është ajo pas 40-vjeç, moshë që sipas mjekëve shfaqen edhe patologji të tjera. “Studimi i fundit që ne kemi bërë ka qenë 1 në 14 persona vuan nga sëmundjet kronike të veshkave. Studimet botërore janë 1 në 10.

Një individ pas 40 vjeç të ketë 60 për qind shanse të sëmuret nga veshkat, 40 për qind shanse të sëmuret nga sëmundjet koronare, 33 për qind shanse të sëmuret nga diabeti. Shqiptarët pinë pak ujë, dhe shqiptarët duhet të pinë më shumë ujë se sa vendet e Evropës Qendrore, sepse ne jemi një vend me klimë mesdhetare” tha Myftar Barbullushi, mjek nefrolog. Studimet e fundit ndërkombëtare tregojnë se uji është një element shumë i rëndësishëm që ndikon në funksionimin e mirë të veshkave.

Rekomandimet e mjekëve
Një në 10 persona në botë vuajnë nga veshkat, ndaj kërkohet parandalimi përmes mënyrës së shëndetshme të të jetuarit. “Të katërt studimet e botuara në revistat më prestigjioze amerikane kanë dalë në konkluzionin se njerëzit që pinë ujë kanë më pak sëmundje zemre, veshkash, kanë cilësi jetese më të mirë se sa njerëzit që nuk pinë ujë", thotë profesori. Mjekët përveç ujit rekomandojnë edhe disa hapa të tjera që mund të ndiqni për parandalimin e sëmundjes së veshkave.

"Lëvizja gjithkujt i bën mirë, duhet të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme. Nuk duhet të konsumojmë duhan, nuk duhet të përdorim ilaçet që janë kundra dhimbjeve siç është ibuprofreni. Nuk përdoret pa konsultën e mjekut, sepse futet tek ato medikamente që jep dëmtime të veshkave", tha Jeta Lakrori, specialiste në ISHP. Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët me sëmundje të veshkave janë urinimi i shpeshtë.

Shfaqje e edemave (ënjtjeve) në: këmbë, duar apo fytyrë, lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi. Edhe në botë shifrat janë tepër shqetësuese për mjekët, pasi një në dhjetë persona vuan nga sëmundja e veshkave. Ndërkohë në këshillat e rëndësishme të mjekëve për të ruajtur veshkat janë edhe kryerja e analizave të urinës, një herë në gjashtë muaj. Kurse për personat të cilët kanë histori familjare, kjo këshillohet edhe më shpesh në mënyrë që sëmundja të kapet në fazat e para.
 
 Fakte mbi sëmundjet e veshkave
•    10% e popullsisë  së botës vuan nga sëmundjet kronike të veshkave
•    Rreth 1 në 10 njerëz kanë një formë të këtyre sëmundjeve
•    Gjendje të ndryshme mund të çojnë në probleme të veshkave
•    Prekin njerëzit e të gjitha moshave dhe racave
•    Takohet më shpesh  me rritjen e moshës dhe në veçanti te gratë.
•    1 në 5  meshkuj dhe 1 në 4 gra midis moshës 65 - 74 vjeç kanë sëmundje të veshkave 
•    Gjysma e njerëzve  të moshës 75 vjeç ose më shumë kanë një  formë të Sëmundjes Kronike të Veshkave, shumë prej tyre në fakt nuk kanë sëmundje të veshkave, por ata kanë plakjen normale të veshkave të tyre.
•    Më shumë se 80% e individëve që marrin terapi zëvendësuese të veshkave (RRT) jetojnë në vendet e zhvilluara, sepse në vendet në zhvillim ajo është kryesisht e papërballueshme.
•    Kostua e trajtimit të kësaj epidemie në rritje paraqet një barrë të madhe mbi sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

I veshur me antiplumb, vrasësi i policit të Shqiponjave çohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie! Shikoni Videon

I veshur me antiplumb, vrasësi i policit të Shqiponjave çohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie! Shikoni Videon