Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës kryesisht në verilindje dhe juglindje të vendit. Më kritike situata ka qenë në aksin Pogradec –Qafë Thanë, i cili prej më shumë së 8 orësh gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë i bllokuar. Kjo ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa radha e mjeteve ka shkuar në disa kilometra.
Është dashur ndërhyrja e Drejtorisë së Rrugëve dhe efektivëve të policisë të cilët kanë zhbllokuar këtë aks por qarkullimi vijon të bëhet më vështirësi, ndërsa shumë prek drejtuesve të mjeteve kanë neglizhuar udhëtrat për përdorimin e zinxhirëve.
Po gjatë mbrëmjes së djeshme u bllokua gjithashtu edhe aksi Përrenjas –Elbasan. Teksa shumë mjete mbetën në radhë, ndërsa është dashur ndërhyrja e mjeteve të drejtorisë rajonalë të rrugëve për të zhbllokuar situatën.
Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm vetëm më zinxhirë. Ndërkohe problematike mbetet situata edhe në verilindje. Aksi rrugor që lidh qytetin e Peshkopisë me Kalanë e Dodës është i bllokuar dhe rruga që lidh qytetin me Maqellaren. Mësohet se disa mjete janë bllokuar në rrugë dhe në drejtim të tyre janë nisur disa fadroma për zhbllokimin e rrugës.
Ndërkohe jo më pak problematike është situata në aksin Peshkopi-Burrel ku rruga është e bllokuar në disa vende dhe janë vetëm tre borë-pastruese në të gjithë aksin rrugor. Sakaq mësohet së është shkëputur rryma elektrike në zonat e Fushë Alisë, Maqellarës dhe Kalasë së Dodës.
Rruga e kombit në aksin Kalimash -Morinë vijonë të jetë e pushtuar nga reshjet e dëborës, teksa janë 11 borë pastruse që po punojnë për rikthimin e normalitetit. Deri më tani nuk është raportuar për aksidente, ndërsa është shtuar prania e forcave të policisë.
Sakaq më vështirësi janë të kalueshme asket rrugore që lidhin qytetin e Kukësit më komunat, ndërsa e njëjta panorame është edhe në rrethin e Tropojës.
Edhe akset rrugore që lidhin qytetin e Rrëshenit me komunat e thella malore kanë vështirësi në qarkullim, teksa reshjet e dëborës kanë qenë intensive gjatë gjithë ditës.
I bllokuar mësohet se është aksi rrugor Rrëshen Lurë, ndërsa vështirësi qarkullimi ka dhe në rrugën e kombit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se:
Ne Rajonin Verior (Shkoder) ka trashesi të dëborës nga 20 - 40 cm. Ne akset e Pukes, Kukesit dhe Dibres, ka ngrica dhe po vazhdon puna me pastrimin e rruges dhe hedhjen e kripes. Qarkullimi kryhet me zinxhire.
Ne Rajonin Qëndror Tiranë- Gjendja vazhdon te jetë me probleme ne aksin Elbasan - Qafe Thane, ku po vazhdon puna per hapjen e rruges dhe kriposjen e aksit. Ne aksin K/Dajt - Antena, K/Dajt - Bize, dhe Qafe Priske - Shkalle - Shengjergj, trashesia ne rruge ka arritur mbi 30 cm. Vazhdon puna per hapjen e rrugeve dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi ne keto akse behet me zinxhire. Probleme per qarkullimin ka edhe ne Stebleve , ku trashesia e bores eshte mbi 30 cm. Fadroma eshte duke punuar per pastrimin e aksit. Qarkullimi per momentin eshte i bllokuar.
Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne aksin Vlore - Palase , ne Qafen e Llogorase ka rene 5 cm bore. Kalimi kryhet pa probleme. Vazhdon puna per kriposjen e aksit.Barepatruesja po punon per pastrimin e aksit.
Qarku Korce: Te gjitha akset e ketij Qarku jane te kalueshme me zinxhire , Ne Dardhe, Qafe Qarri, Qafe Thane trashesia e debores deri ne 30 cm. Po punohet per pastrimin dhe kriposjen e akseve nga kontraktoret. Ne aksin Korçe-Kapshtice, Korce-Petrushe ,trashesia deri ne 15 cm. Firmat po punojne per pastrimin e debores. Vazhdon puna edhe per kriposjen e akseve. Qarku Fier, Berat, Gjirokaster pa probleme ne Qarkullim.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO