Dita e sotme është karakterizuar nga një erë e fortë e cila ka krijuar jo pak vështirësi dhe për gazetarët tanë në terren. Në Durrës, gazetarit të Report Tv, era e fortë I rrëzoi stativin duke bërë që të ndërpresë lidhjen live.
Edhe gazetari i Vlorës, Armand Xhelili pati vështirësi në raportim përshkak të erës së fortë.
Shërbimi Meteorologjik ushtarak parashikon që era e fortë të vijojë deri pasdite ku pritet të qetësohet ndërsa reshje intensive të shiut do të ketë në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë, Gjirokastër, Lezhë e Durrës. Nesër e në vazhdim do të rikthehen reshjet mesatare në të gjithë vendin.