Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë se po ndërhyn në zgjedhjet e Komitetit Shqiptar Mysliman të cilat do të mbahen nesër. Ai tha se qeveria nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë.

"Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë!

Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartasi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare!

Populli thotë vesi del me shpirtin", shkruan Salianji.