DURRES - Qytetarët e Durrësit të cilët nuk kanë arritur ende që të bëjnë vetëdeklarimet, kanë mundësinë që ti bëjnë ato deri në datën 2 shkurt.

Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Durrës ka njoftuar sot se është shtyrë afati për vetëdeklarimet pasi data 31 janar është ditë pushimi dhe nuk mund të bëhen vetëdeklarime. ALUIZNI i ka bërë thirrje qytetarëve që të nxitojnë dhe të bëjnë vetëdeklarimet pasi ky është afati i fundit që shtyhet dhe më pas procesi i vetëdeklarimit do të mbyllet përfundimisht.

Qeveria kishte vendosur që faza e vetëdeklarimeve të ishte e hapur deri më 31 dhjetor të 2014 por për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që iu drejtuan zyrave të ALUIZNI-t, Këshilli i Ministrave vendosi shtyrjen e afatit deri më 31 janar 2015.
 
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)