Vetëdeklarohet atentatori
i Ibrahim Rugovës

Vetëdeklarohet atentatori <br />i Ibrahim Rugovës
Është zbardhur autori që tentoi të vriste ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Agim Hoti është autori i cili është vetëdeklaruar, se ka tentuar të vrasë ish-presidentin e Kosovës. Hoti e ka bërë të ditur këtë fakt nga burgu Dubravës. Ai ka treguar se ata që bënë pazar me të për të vrarë Rugovën janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Lidhur me këto pretendime ai thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Ndërkohë e emrat që janë përmendur nga dëshmia e tij, këto deklarime i quajnë shpifje dhe budallallëk.
Sipas Agim Hotin ai është autori kryesor ndaj ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ndërkohë që Hoti po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), ai ka shpjeguar, se ka vendosur të nxjerrë në dritë gjithçka ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
“Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”, pretendon Hoti për Express.
Në një bisedë telefonike nga burgu , ai ka pretenduar se përveç atentatit që ka kryer në vitin 2007 ndaj Anton Berishës, ka kryer edhe dy sulme të tjera, njërin në vitin 2004, e tjetrin një vit më pas. Sipas dëshmisë së papritur të Hotit në këto tentativa për atentate ndaj ish-Presidentit Rugova ai nuk ka qënë i vetëm.
Ai ka shtuar se të dy sulmet ndaj ish-Presidentit, se i ka kryer me urdhër të Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Artan Nimanit, profesor në UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon në PTK. Hoti pretendon se për këto punë, ka marrë 5 mijë euro në janar 2004.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë