Pasi njoftohet nga organizatorët e festivalit se i mbetet vetëm një minutë për të performuar, lideri grupit “Green Day”, Billie Joe Armstrong, revoltohet duke thyer kitarën e tij si dhe duke bërtitur një lumë fyerjesh.

E gjitha kjo nga ndodhur gjatë festivalit “iHearts Radio” në Las Vegas, ku grupi ishte duke performuar. Në një çast një tabelë nga paskuintat i lajmëron se kanë edhe një minutë kohë për të përfunduar performacën e tyre.

Kaq mjaftoi që reagimi i Armstrong të ishte shpërthyes dhe madje të thyente edhe kitarën e tij. “Unë kam bërë muzikë që në vitin 1988 dhe ju më thoni që kam edhe një minutë? Unë nuk jam Justin Bieber,”- ka bërtitur Billie Joe.

Green Day është një nga grupet më të mirë  të rrymës punk gjatë  viteve të fundit, si dhe  kanë dhuruar gjithnjë hite muzikore.

(xh.k/shqiptarja.com)