Vetëvendosja dërgoi Kodin Penal në Gjykatën Kushtetuese

Vetëvendosja dërgoi Kodin Penal në Gjykatën Kushtetuese
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar sot Kodin Penal të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja Alma Lama tha se nenet tashmë të kontestuara, që kanë të bëjnë me mediat, cenojnë lirinë e medias.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Alma Lama, dërgoi Kodin Penal të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. 
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje konsideron se neni 37 e 38 i Kodit Penal të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Sot kemi ardhur këtu në mënyrë që të marrim vesh përfundimisht nëse këto nene janë apo jo në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kemi thënë se janë në kundërshtim me kushtetutën dhe përkatësisht me nenet 40 e 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe me nenin 10 të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cila gjithashtu është pjesë e kushtetutës” , tha deputetja Lama.

Lama tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon interpretim se a cenojnë nenet 37, 38, 39 të Kodit Nr. 04-/L-082 Penal të Republikës së Kosovës të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me Nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokolet e saj.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)