KOSOVE - Sot deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndërmorën një aksion në seancën ku ishte parashikuar raportimi i Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.
Dy deputetët e VETËVENDOSJE!-s Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca vendosën para foltores së Kuvendit hartën me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”. Në këtë hartë janë të shenuara të ashtuquajturat komuna me shumicë serbe të cilat u krijuan si pasojë e Planit të Ahtisarit ‘kompromisit të dhimbshëm’, siç e quajnë sot vetë ata, që e votuan dhe negociuan për të.
Tani për këto komuna është duke u përgatitur krijimi i Asociacionit të veçantë i cili është hap themelor drejt krijimit të autonomisë për veriun e Kosovës. Pretendimet, që lindin nga ky asociacion nuk ndalen vetëm në komunat e veriut, ato shtrihen dhe më tutje në jug të vendit (shih hartën).

Po ashtu deputetët e VETËVENDOSJE!-s lëshuan bisedën telefonike midis Kryeministrit Thaçi dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci e cila në publik njihet si telefonata “Pronto”.
Kjo për t’ia kujtuar deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës se cilët individë kanë marrë përsipër të negociojnë për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Pikërisht këta njerëz të cilët po e shesin Kosovën si pasuri publike, janë ata të cilët në negociata me Daçiçin, po e nxjerrin në pazar territorin e Republikës së Kosovës, veriun e vendit tonë.
Më këtë rast Kryeministri ndërpreu fjalimin dhe pas tij drejtuesi i seancës kërkoi pushim.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com