Vetëvendosja sërish në protestë:
Thaçi kamarier në tryezën ku hahet Kosova

Vetëvendosja sërish në protestë:<br />Thaçi kamarier në tryezën ku hahet Kosova
PRISHTINE- Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit e kanë nxjerrë për të dytën ditë rresht lëvizjen Vetëvendosje në protestë përpara godinës së qeverisë së Kosovës. Por këtë herë protesta ishte e qetë. Albin Kurti vlerësoi se është momenti për tu bashkuar të gjithë në mbrojtje të Mitrovicës. Më tej, ai akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi se është vetëm një kryekamarier që merr bakshishe në tryezën ku po e hanë Kosovën.

“Serbia avancon drejt BE-së dhe Kosovës, e Thaçi avancon individualisht. Nëse Thaçi i ka borxh Serbisë, le t’ia paguajë me paratë e veta, e jo me tokën dhe pasurinë e Kosovës.
Në këtë tryezë ku po e hanë Kosovën, Thaçi shërben vetëm si kryekamarier, që merr bakshish derisa u zgërdhihet atyre” tha Kurti. Ai shtoi se Daçiç është ai i njëjti që si ministër i punëve të Brendshme i Serbisë, ka poshtëruar policinë e Kosovës në Dumnicë të Llapit.

Deputetët e kësaj lëvizje vendosën 58 fanella në rrethojat e oborrit të Qeverisë së Kosovës, në të cilat ishin të shkruar të gjithë emrat e aktivistëve, të cilët ende mbahen të arrestuar nga Policia e Kosovës. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti shtoi se po të qëndronte dje policia e Kosovës brenda oborrit të qeverisë nuk do të ndodhte e gjithë ajo që ndodhi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë