PRISHTINE – Qytetarët e Kosovës tani duhet të zgjedhin ndërmjet qeverisjes së Hashimit dhe liberalizimit.

Ky është thelbi i deklaratës së bërë sot nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Kosovë, lëshuar pas publikimit të raportit të dytë mbi liberalizimit e vizave të KE-së. Sipas saj, raporti nuk është vetëm një dokument më shumë që evidenton ngecjet dhe regresin nëpër të cilat po kalon vendi, por edhe dëshmi e dështimit të Hashimit dhe njoftim për izolim.

Ky pasqyrim përmban fakte për korrupsion, krim të organizuar, sistem të munguar gjyqësor, ndalim në të drejtat e njeriut; me pak fjalë, tregon se kjo qeverisje ka dështuar për të ndërtuar shtet funksional.

Bashkimi Europian, përfundon Vetëvendosja, përmes Komisionit Europian dhe përmes raportit të fundit mbi liberalizimin e vizave e tha fjalën e vet dhe është e qartë: qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin në mes të qeverisjes së Hashimit dhe liberalizimit.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)