Aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë kanë organizuar aksionin simbolik “Pse se mbron Qeveria pragun e shtetit?” duke vendosur posterë në të gjitha lagjet e qytetit.
Posterë të njëjtë u vendosën edhe në lagjen “Tre Rrokaqiejtë”. Gjatë vendosjes së posterëve në këtë lagje, aktivistët u takuan me qytetarë shqiptarë të kësaj pjesë të cilët ishin të interesuar për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! lidhur me veriun e Kosovës.
Posterët e vendosur gjatë këtij aksioni, u grisën në hapësirën rreth ndërtesës së Komunës.
Duke kritikuar mos angazhimin e Qeverisë që të ndihmojë shqiptarët në veri, Vetëvendosje nëpërmes komunikatës reaguan për vrasjen e Selver Haradinajt duke e cilësuar si dëshmor i cili e mbrojti pragun e shtëpisë pa u zmbrapsur.
Vetëvendosje shkruan se sulmet terroriste në veri nuk janë të rastësishme dhe ato ka 13 vite që operojnë si struktura ilegale të Serbisë në veri të Kosovës dhe të cilat aktivisht angazhohen për dëbimin e shqiptarëve dhe për krijimin e një “Republika Sërpska”-s të dytë.
"Kjo Qeveri e ky pushtet Komunal së bashku po luajnë me jetën e dinjitetin e banorëve shqiptarë të veriut të Kosovës. Këta që lanë qytetarët pa armë për tu mbrojtur e pa bukë për të ngrënë, tani kërkojnë që secili të vetëmbrohet veç e veç. Këtë sjellje kaq të mbrapshtë e skizofrene mund ta bëjë vetëm një qeverisje anarkiste sikur kjo e tashmja, e cila duke qenë e shitur tenton ta shesë edhe shtetin", shkruan më tej në komunikatën që përcillte aksionin e Vetëvendosjes.
Duke kërkuar që qeveria të largohet, Vetëvendosje e arsyeton me braktisjen e veriut dhe mos vendosjen e rendit dhe ligjit.
"Duke braktisur veriun, kjo Qeveri braktisi pragun e shtëpisë. Prag i shtetit janë kufijtë e tij, e kufijtë e Kosovës i janë lënë Serbisë hap e krah. Po të ishte Kosova shtet normal, sovranitetin e integritetin territorial do e mbronin institucionet publike. Meqenëse Kosova nuk është shtet normal, normalisht se qytetarët do të mbrohen vetë" shton Vetëvendosje e cila është kritikuese e vazhdueshme e negociatave me Serbinë.
"Kjo Qeveri qysh moti ka braktisur qytetarët, dhe për këtë arsye ajo duhet të largohet sa më parë. Nëse sot nuk e largon ndërgjegjja, nesër do ta rrënojë pesha padrejtësive të saj", përfundon komunikatën Vetëvendosje.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com