Vetëvendosje: Bisedimet favorizojnë Serbinë

Vetëvendosje: Bisedimet favorizojnë Serbinë
Lideri i Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi dje se qeveria sërish është duke u futur në bisedime të cilat nuk janë në favor të shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto bisedime vetëm se do t’i shërbejnë si ndihmesë, shtetit serb, për proceset integruese.

Kryetari i Vetëvendosjës Albin Kurti, theksoi se mënyra e zhvillimit të dialogut dhe temat janë krejtësisht në pajtim dhe në interes të Serbisë. Këto komente ai i bëri në një mbledhje të jashtëzakonshme ku dhe i kishte mbledhur në Prishtinë kryetarët e të gjitha qendrave dhe pikave të sajë në komuna të ndryshme të Kosovës.

Përfaqësues te Vetëvendosje mblodhën të dielen kryetarët e pikave dhe qendrave të Vetëvendosjes në komuna të Kosovës , për të diskutuar për gjendjen politike dhe ekonomike të Kosovës, duke u përgatitur siç thanë “për mobilizim të jashtëzakonshëm me plane konkrete në bazë të rrethanave në Kosovë.

 Në fjalimin e tij, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës nuk ka ide për zhvillimin e vendit tonë, e që sipas tij, ajo e shet pasurinë që do të mund të ishte bazë e zhvillimit, por gjithashtu nuk ka ide as për sovranitetin e Kosovës, prandaj i shton fusnota pavarësisë. Pas fjalimit të Kurtit, folen edhe Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri.

 Ata thanë se Qeveria me politikat e saj ekonomike të dështuara është duke dëmtuar qytetarin e Kosovës, dhe se privatizimi i ndërmarrjeve publike do të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi