Vetëvendosje: Bojkoti i Thaçit për monopolin Titan Grupit

Vetëvendosje: Bojkoti i Thaçit për monopolin Titan Grupit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dështimit të seancës dhe mocionit që kërkonte shfuqizimin e vendimit të masës prej 35% për çimenton e importuar. "Shumica e shumicës prapë ikën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe atë të urdhëruar nga Kryeministri e braktisën dje dhe sot seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës në kohën kur mbahej Interpelanca me Ministren e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.Me këtë akt kryeministri i vendit e rrezikoi shumicën në Kuvend dhe e solli veten në një pozitë simbolikisht të papushtetit", sqaron Vetëvendosje dy seancat e bojkotuara nga pozita e përbërë nga PDK e Hashim Thaçit, AKR e Behgjet Pacollit dhe komunitetet.

Vetëvendosje, nëpërmes komunikatës për media tha se Qeveria dhe deputetët e koalicionit qeverisës, përmes një akti të papërgjegjësisë së lartë, e pamundësuan votimin e këtij mocioni, dhe e mbrojtën monopolin e Titan Grupit në tregun e çimentos në Kosovë, duke ia pamundësuar prodhuesve nga Shqipëria hyrjen në këtë treg.

"Kështu Qeveria dhe deputetët e koalicionit qeverisës, përmes një akti të papërgjegjësisë së lartë, e pamundësuan votimin e këtij mocioni, dhe e mbrojtën monopolin e Titan Grupit, kompanisë greke, në tregun e çimentos në Kosovë, duke ia pamundësuar prodhuesve nga Shqipëria hyrjen në këtë treg." shkruan më tej në komunikatë.

I tërë ky bojkot, sipas Vetëvendosjes,hap dyshime, sepse gjatë tërë kësaj kohe sa është debatuar çështja e monopolizimit të tregut të çimentos nga qeveria e Kosovës, është diskutuar shumë se kush përfiton nga kjo. 

Vetëvendosje që është subjekti i tretë parlamentartar shprehet se nga e gjithë kjo situatë, përfitojnë vetëm pronarët e Sharrcemit dhe shtron pyetje se pse kryeministri dhe deputetët e tij e kanë kaq të rëndësishëm përfitimin e pronarëve të Sharrcemit.
 
"Dje në interpelancë, në tentim të mbrojtjes së vendimit, ministrja disa herë deklaroi se kjo e mbron ekonominë e vendit dhe punëtorët e Kosovës (të punësuar në Sharrcem). Po atëherë, pse nuk kemi edhe mbrojtje të sektorëve tjerë shumë më të rëndësishëm për ekonominë e vendit? 
Pse nuk u mbrojtën punëtorët tjerë të Sharrcemit të cilët madje u arrestuan nga po e njëjta qeveri kur protestonin për të drejtat e tyre, dhe kundër përjashtimit nga puna që ua bëri menaxhmenti i “Titan Grupit”? 
Pse nuk po mbrohen, por po arrestohen punëtorët e Ferronikelit, të cilët tash u përjashtuan nga menaxhmenti i shkritores? 

Kjo qeveri dhe ky kryeministër kurrë nuk kanë mbrojtur asgjë tjetër përveç interesit të tyre personal, përfundon komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar medieve. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete